Njoftim per fillimin e procesit të konsultimit publik: Ndryshimi i Rregullores nr. 25 per për Autorizimet e Përgjithshme”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10, paragrafi 4), nenit 15 paragrafi 2), nenit 17, nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 82 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti) Bordi i Autoritetit me Vendimin nr.1030(nr. prot.047/B/17) miratoi fillimin e procesit të konsultimit publik për "Ndryshimin e Rregullores nr. 25 për Autorizime të Përgjithshme".

Qëllimi i ndryshimit të kësaj Rregullore është implementimit i Rregullores (EU) 2015/2120 të Parlamentit Evropian për Internetin e Hapur rregullore.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 7 Korrik 2017 dhe përfundon më datë 21 Gusht 2017.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org