Njoftim për Fillimin e Procesit të Konsultimit Publik për Draft “Rregulloren për Shërbime Universale të Komunikimeve Elektronike”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 10, paragrafi 4), nenit 28 paragrafi 1) paragrafi 2) dhe paragrafi 5),  nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 82 paragrafi 1) dhe paragrafi 2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 22 të mbajtur më datë 18 Tetor 2017, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Departamentit për Komunikime Elektronike (DKE) dhe Departamenti Ligjor (DL), Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 1058 (Ref. Nr. Prot. 058/B/17) miratoi fillimin e Konsultimit Publik të draft "Rregullores për Shërbime Univerzale të Komunikimeve Elektronike".

Qëllimi i kësaj rregulloreje  është përcaktimi i fushëveprimit të shërbimeve universale, i kërkesave të cilësisë së shërbimit, procedurës dhe kushteve për ofrimin e shërbimit të tillë, procedurës, kushteve dhe rasteve për imponimin e detyrimeve të shërbimeve universale për ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 24 Tetor 2017 dhe përfundon më datë 23 Nëntor  2017.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org