Njoftim për Fillimin e Konsultimit publik të Draft dokumenteve të analizës së tregut të “Qasja me shumicë Broadband dhe Qasja me shumicë bashkë-shfrytëzim - LLU

Njoftim për Fillimin e Konsultimit publik të Draft dokumenteve të analizës së tregut të "Qasja me shumicë Broadband dhe Qasja me shumicë bashkë-shfrytëzim - LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike"

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafët 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3); Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 041/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafët 3.8) dhe 3.9) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (, njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për Draft Dokumenteve të Analizës së Tregut "Qasja me shumicë Broadband dhe Qasja me shumicë bashkë-shfrytëzim - LLU (duke përfshirë qasjen e ndarë) në laqet metalike dhe nën-laqet me qëllim ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike ".

Qëllimi kryesor i Analizës së tregut është  implementimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike, lidhur me rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike, promovimin e investimeve dhe konkurrencën e lirë në tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës, duke krijuar një siguri ligjore përmes përcaktimit të kornizës transparente për rregullimin e tregut, përcaktimin e ndërmarrjeve me fuqi të ndjeshme në treg dhe imponimin e detyrimeve rregullatore 'ex-ante'.

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 23 Prill 2018 dhe përfundon më 22 Maj 2018.

Për informacion shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@arkep-rks.orgenver.bajcinca@arkep-rks.org dhe info@arkep-rks.org.