Njoftim për Fillimin e Procesit të Konsultimit Publik Për : ‘Planet e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezeve të frekuencave 800 MHz, 900 MHz dhe 1800 MHz për shërbimet mobile të radio komunikim

BoD i  ARKEP-it në mbledhjen e 32-të me radhë të mbajtur me datë  02 Nëntor 2018, mori  Vendim Nr. 1269 përmes te cilit  miratoi  fillimin e  procesit të këshillimit publik per dokumentet e planifikimeve  te tri brezeve frekuencore si ne vijmë:

a. Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të frekuencave 791-821/832-862 MHz për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN).

b. Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të radio frekuencave  880-915 & 925-960 MHz, për sistemet celulare tokësore GSM, UMTS, LTE ,  WIMAX  dhe IoT, dhe

c. Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të radio frekuencave  1710- 1785 & 1805 – 1880 MHz, për sistemet celulare tokësore GSM, UMTS, LTE ,  WIMAX  dhe IoT.

Per këtë, njoftohen dhe ftohen të gjithë palët e interesuara qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim lidhur me këto dokumente brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 22  Nëntor 2018 deri me 21  Dhjetor 2018.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ARKEP  do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale komfor dispozitave të ligjore.

Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresën:  visar.halimi@arkep-rks.org  ose info@arkep-rks.org,