NJOFTIM PER FILLIMIN E PROCESIT TE KONSULTIMIT PUBLIK TE DOKUMENTEVE PER ANALIZEN E TREGJEVE ME PAKICE DHE ATO TE INTERKONEKCIONIT NE RRJETET E TELEFONISE FIKSE

Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafi 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 27 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 041/B/14), neni 3, paragrafët 1), 3) dhe 4), neni 4, paragrafët 3.8) dhe 3.9) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi I ARKEP me Vendimin nr. 1336 (nr. Prot. 021/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik të:

a)      Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut  për 'Qasje në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse '

b)      Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike lokale dhe/ose  kombëtare të disponueshme për publikun të ofruara në lokacionin fiks'

c)       Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet telefonike ndërkombëtare të disponueshme për publikun të ofruar në lokacionin fiks'

d)     Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Origjinimin e thirrjeve në rrjete publike telefonike të ofruara në një lokacion fiks'

e)      Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Terminimin e thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale të ofruara në lokacionin Fiks'

f)       Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut për 'Shërbimet transite në rrjetet telefonike publike fikse'

g)     Draft Vendimin për Anulimin e detyrimeve rregullatore për ndërmarrjen Telekomi i Kosovës Sh.A si Ofrues me Fuqi të ndjeshme në Tregjet e Telefonisë Fikse

h)      Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'

i)        Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Telekomi i Kosovës Sh.A. si OFNT në tregun e  'Shërbimeve transite kombëtare në rrjetin publik telefonik në lokacion fiks'

j)        Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes IPKO Telecommunications LLC si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'

k)      Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes "mts" d.o.o. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'

l)        Draft Vendimi për Përcaktimin e ndërmarrjes Kujtesa.Net Sh.P.K. si OFNT në tregun e 'Terminimit të thirrjeve për rrjete publike Telefonike individuale të ofruara në Lokacionin Fiks'

m)   Raporti për Analizën e Tregut të Telefonis fikse  dhe Përcaktimin e Operatëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg (OFNT)

Procesi i konsultimit publik fillon nga data 14 Mars 2019 dhe përfundon më datë 13 Prill 2019.

Komentet tuaja mund t'i dërgoni në e-mail adresën arijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.

 

 

Shkarko dokumentin