Njoftim për fillimin e konsultimit për Rregullimin e tarifave me shumicë dhe pakicë të Roamingut si dhe ato të terminimit të thirrjeve mobile me Republikën e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 1), nenit 10, paragrafi 4), nenit 64, paragrafi 1), nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 82 paragrafi 1) dhe paragrafi 3) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), në mbledhjen e 36 të mbajtur më datë 18 Mars 2019, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Grupit Punues (GP) për zbatimin e "Marrëveshjes  për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve  të lëvizshme  ndërmjet Ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë", Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 1338 (Ref. Nr. Prot. 024/B/19) miratoi fillimin e Konsultimit Publik të draft "Vendimi për Rregullimin e tarifave me shumicë dhe pakicë të Roamingut si dhe ato të terminimit të thirrjeve mobile me Republikën e Shqipërisë".

Ky akt përcakton rregullat për të garantuar që përdoruesit e rrjeteve publike mobile në Republikën e Kosovës nuk paguajnë tarifa më të larta për shërbimet mobile gjatë roamingut në Republikën e Shqipërisë në krahasim me tarifat konkurruese që paguajnë kur janë në Republikën e Kosovës për thirrje dalëse dhe hyrëse, dërgimin dhe marrjen e SMS-ve dhe kur përdorin shërbime të komunikimit me paketa të të dhënave  (packet switched data) dmth qasje në Internet (modeli RLAH), duke kontribuar kështu në heqjen e barrierave ekonomike midis dy shteteve dhe arritur ndërkohë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit, nxitje të konkurrencës, transparencës në treg, si dhe ofruar njëkohësisht nxitje për inovacion dhe zgjedhje për konsumatorit.

Në lidhje me afatin e aplikimit të këtij modeli, Marrëveshja specifikon se ajo do të fillon së aplikuari gradualisht duke filluar nga data 15 Qershor 2019, që nënkupton se gjatë një periudhe transitore të përcaktuar nga Rregullatorët, mund të aplikohet modeli RLAH+ në përputhje me Vendet e Bashkimit Evropian.

Në përcaktimin e afateve për aplikimin e modelit RLAH si dhe kohëzgjatjen e modelit RLAH+ (periudhën tranzitore), të dy Rregullatorët ARKEP dhe AKEP kanë rënë dakort që në propozimin për këshillim publik të përfshijnë dy alternativa të mundshme të aplikimit të modelit RLAH midis dy vendeve: "Alternativa 2 për këshillim publik për RLAH Shqipëri-Kosovë".