Njoftim për fillimin e procesit të Konsultimit Publik të draft dokumentit: ‘Rregullore për ofrimin e Shërbimit Universal’;

Në mbështetje të nenit 4, paragrafi 1), nenit 7, paragrafi 2.1) dhe paragrafi 2.2), neni 8,  të Ligjit Nr. 06/L-038, për Shërbime Postare, (tutje referuar si - Ligji) nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109, për Komunikime Elektronike dhe nenit 13, paragrafi 1) dhe 5), i Statutit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e 47, të Bordit Drejtues të Autoritetit të mbajtur më datë; 10.09.2019, bazuar në shqyrtimin e materialeve dhe propozimin e përgatitur nga Sektori i Shërbimeve Postare (SSHP), unanimisht vendosi për:

I.         Fillimin e Konsultimit Publik të draft  dokumentit; 'Rregullore për ofrimin e Shërbimit Universal'; 

II.        Procesi i Konsultimit Publik fillon më datë; 12 Shtator dhe përfundon më 11 Tetor  2019.

Ne mirëpresim mendimet dhe komentet tuaja, ato mund ti dërgoni në adresat elektronike: nazim.rahimi@arkep-rks.org ose infoposta@arkep-rks.org, dhe do të trajtohen me kujdes të veçante nga Autoriteti.