Njoftim Fillimin e procesit të Konsultimit Publik të “Draft Rregullores për Shërbimin e Interkoneksionit në Rrjetat e Komunikimeve Elektronike”

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 3.3), nenit 10, paragrafi 4), nenit 33, nenit 34, nenti 36, neni 37, nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3 të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr. 1472 (nr. Prot. 121/B/19) ka miratuar fillimin e konsultimit publik  të "Draft Rregullores për Shërbimin e Interkoneksionit në Rrjetat e Komunikimeve Elektronike"

Procesi i konsultimit publik fillon nga data 10 dhjetor 2019 dhe përfundon më datë 24 dhjetor 2019.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.orgarijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.