Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10, paragrafi 5), neni 31, paragrafi 8), neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 paragrafi 1) dhe 3) (tutje referuar si - Ligji); Rregullores Nr. 42 për Analizat e Tregut (Ref. ARKEP Nr. Prot. 110/B/19), neni 3, paragrafët 1) dhe 10) (tutje referuar si; Rregullorja për Analizat e Tregut) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi I ARKEP me Vendimin nr. 1615 (nr. Prot. 038/B/20) ka miratuar fillimin e konsultimit publik të:
a) Draft Vendimi për Përcaktimin e Tregut të terminimit ne rrjetin mobil
Procesi i konsultimit publik fillon nga data 06 Gusht 2020 dhe përfundon më datë 05 Shtator 2020.
Komentet tuaja mund t'i dërgoni në e-mail adresën arijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.