Njoftim për fillimin e konsultimit publik të dokumentit: “Draft Rregullore për Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe për Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmëris&am

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 1), nenit 10, paragrafi 4), neni 64 paragrafi 1), nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 59-të të mbajtur më datë 24 Dhjetor 2020, pas shqyrtimit të Draft Rregullores së bashku me dokumentet tjera përcjellëse të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me Vendimin nr.1668 (Ref. Nr.Prot.001/B/21) miratoi fillimin e konsultimit publik të dokumentit "Draft Rregullore për Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe për Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së heqjes së Tarifave të Roamingut me Pakicë për Marrëveshjen e Roamingut në mes Shteteve të Ballkanit Përendimor (WB6)".

Procesi i konsultimit publik fillon më datë; 15 Janar, 2021 dhe përfundon më 14 Shkurt, 2021.

 

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: arijan.qorolli@arkep-rks.orgrrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org