Njoftim për fillimin e procesit të këshillimit publik të Draft Rregullores për pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike

Të nderuar/a,

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur në nenin 10.4, nenin 27, paragrafi 1), 2), 3) dhe 4), nenit 83 paragrafi 1), të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109  (tutje i njohur si - Ligji) dhe Vendimit  Nr. 333 (nr. prot. 009/B/13) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për Draft Rregullores për Pagesat dhe Mbikeqyrjen e Tregut të Komunikimeve Elektronike.

Kjo rregullore përcakton nivelin e pagesës vjetore për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, të cilën pagesë duhet ta përmbushin ndërmarrjet e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 17 Prill, 2013 dhe përfundon më 16 Maj, 2013.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur.

Pas vlerësimit të analizave, sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ARKEP do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në ueb faqen e ARKEP: www.art-ks.org

Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@art-ks.org ose info@art-ks.org