Pergjigjet e ARKEP ne komentet e PTK dhe IPKO (Draft Rreg. per Pagesat)

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP) në mbledhjen e  XLVII  të mbajtur më datë 02 prill 2013, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ARKEP, dhe në përputhje me detyrimet e specifikuara në Ligjin për Komunikimet Elektronike Nr.03/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE), neni 10.4, nenit 27 dhe nenit 83, mori në shqyrtim dhe miratoi (Ref. Vendimi Nr. 333 ARKEP Nr.Prot. 009/B/13), fillimin e procesit të këshillimit publik të dokumentit: Draft Rregullore për Pagesat për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike.

Pas shqyrtimit të komenteve të prezantuara nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), Bordi i ARKEP në mbledhjen e datës 04 Korrik 2013, me vendimin Nr.377 (Ref. ARKEP Nr.Prot.019/B/13) miratoi dokumentin final "Rregullore për Pagesat e mbikëqyrjes së Tregut".