Pergjigjet e Autoritetit ne komentet e pranuara ne Keshillim Publik - Ankandi per Brezet 3.4-3.8 GHz

Vendimi Nr. 369 i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka miratuar  fillimin e procesit të këshillimit publik lidhur me procedurat dhe kriteret sipas dokumentit për; 'Inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të brezave frekuencore për Shërbimet Brezëgjera Telekomunikuese /Brezet 3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz'. Procesi i këshillimit publik ka zgjatur 30 ditë duke filluar nga data; 1 Korrik, 2013 deri më 1 Gusht, 2013.

Gjatë procesit të këshillimit publik, ARKEP ka pranuar komente dhe propozime ndërlidhur me çështjet e përmbledhura në dokumentin e paraqitur në procedurën e këshillimit publik.

ARKEP në respektim dhe përmbushje të obligimit ligjor për shqyrtimin dhe paraqitjen e përgjigjeve dhe sqarimeve përkatëse të ndërlidhura me qëndrimet e Autoritetit, brenda afateve dhe procedurave të rregullta ka shqyrtuar me kujdes dhe përkushtim të gjitha komentet dhe propozimet  arritura nga palët e interesuara, respektivisht operatorët e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Dokumenti i bashkangjitur prezanton përgjigjet dhe arsyetimet respektive për qëndrimet e miratuara nga Bordi i Autoritetit.