Njoftim për Fillimin e Konsultimit Publik per Rregulloren Teknike per Radio Pajisje

Në mbështetje të nenit 1, nenit 9 paragrafi 3 pika 8), nenit 10, paragrafi 4), neni 79, paragrafi 1) dhe 2), neni 82 dhe nenit 94 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 921 (nr. prot.005/B/17) miraton fillimin e procesit të konsultimit publik për Draft "RREGULLORE TEKNIKE PER RADIO-PAJISJET".

Qëllimi i kësaj rregulloreje eshte te përcakton kornizen rregullative për vënien në dispozicion në treg dhe vënien në shërbim dhe përdorim, vlerësimin e konformitetit dhe mbikëqyrjen e tregut të radio-pajisjeve në Republikën e Kosovës.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 26 janar 2017 dhe përfundon më datë 25 shkurt, 2017.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: astrit.ajvazi@arkep-rks.org; rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org