Këshillim Publik mbi Draft Dokumentin "Tabela e Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Spektrit Frekuencorë në Republikën e Kosovës“

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), mbështetur në nenet; Nenet, 63 pika 1,2, 3, të Ligjit të Telekomunikacionit Nr. 2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-85, të Dokumentit, Politikat e Sektorit te Telekomunikacionit 3.7.2 a5  të Qeverisë së Kosovës (MTPT) dhe Vendimit Nr. 25, të datës; 15 Nëntor 2010, njofton të gjitha palët e interesuara se nis këshillimin publik për draft dokumentin; “TABELA E SHPËRNDARJES  DHE SHFRYTËZIMIT TË SPEKTRIT FREKUENCORE NË BREZIN 9 KHZ DERI 275 GHZ NË  REPUBLIKËN E KOSOVËS“

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 17 Nëntor deri me 17 Dhjetor, 2010.

Pas vlerësimit dhe analizave te sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara, ART do të procedoj me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.
 
Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresat : kastriot.ymeri@art-ks.org ose info@art-ks.org