Pyetesori Per Tregun Fiks

Për t’i jetësuar obligimet, te cilat dalin nga aktet normative të lartcekura, Departamenti i Telekomunikacionit, ne bashkëpunim me ekspert nga TAIEX/KE, ka përgatitur “Pyetësorin për analiza te tregut ne qasje dhe ofrim te shërbimeve publike telefonike te ofruara ne lokacion fiks”, përmes së cilit kërkohet nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve që të ofrojnë informacione të nevojshme dhe mjaftueshme për të bërë analizën e tregut dhe përcaktimin e OFNT. Tregjet e përfshira ne këtë rast janë:

1)    Qasjen në rrjetin publik telefonik në lokacione fikse;
2)    Shërbimet telefonike lokale dhe/ose kombëtare të disponueshme për publikun ofruara në lokacion fiks;
3)    Shërbimet telefonike ndërkombëtare të disponueshme për publikun të ofruara në një lokacion fiks;
4)    Origjinimi i thirrjeve në rrjetin publik telefonik të ofruar në një lokacion fiks;
5)    Terminimi i thirrjeve për rrjete publike telefonike individuale të ofruara në një lokacion fiks;
6)    Shërbimet transite në rrjetet telefonike publike fikse;
7)    Qasje në infrastrukturën e rrjeteve fizike (përfshirë qasjen e ndarë të pjesshëm ose të plotë)
        për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese.

Shkarko dokumentin