Pyetësori per analizën e Tregut të Linjave me Qira

Për t'i jetësuar obligimet, te cilat dalin nga aktet normative,  Departamenti i Telekomunikacionit në bashkëpunim me ekspertë nga TAIEX/KE, ka përgatitur "Pyetësorin për analiza të  tregut të linjave me qira", përmes së cilit kërkohet nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve që të ofrojnë informacione të nevojshme dhe mjaftueshme për të bërë analizën e tregut dhe përcaktimin e OFNT. Tregjet e përfshira në këtë rast janë:

  1. Tregu i segmenteve terminuese me shumicë të linjave me qira
  2. Tregu i furnizimit/ofrimit me shumicë të segmenteve të linjave kryesore  "trunk" të linjave me qira
  3. Tregu i minimumit të linjave me qira (i cili përfshin lloje të specifikuara të linjave me qira deri në/dhe përfshirë 2 Mbps)