Pyetësori për Analizat e Tregjeve të Telefonisë Fikse

 

Fillimin e Procesit të Analizës së tregjeve me Pakicë dhe ato të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse

Bazuar në shqyrtimin e administruar të materialeve të lëndës, si dhe rekomandimit të paraqitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), me qëllim të jetësimit të dispozitave të legjislacionit të aplikueshëm, nenin 31 paragrafi 1 dhe 3.3, paragrafi 4 dhe 8  të Ligjit për Komunikime Elektronike si dhe nenin 3 paragrafët 1 dhe 3.3.3 neni 4   paragrafi 13 dhe neni 4 paragrafi 3 të Rregullores për Analizat e Tregut, në përputhje me dispozitat e nenit 13 paragrafi 1 dhe 5 të Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Ref.Nr.Prot.054/B/17),  Bordi i ARKEP mori Vendim nr. 1194  (Ref Nr. Prot. 030/B/18) për Fillimin e Procesit të Analizës së tregjeve: “Tregjeve me Pakicë dhe ato të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse).

Me qëllim të jetësimit të obligimeve, të cilat dalin nga aktet normative të lartcekura, Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), ka përgatitur “Pyetësorin për analiza te tregut Tregjeve me Pakicë dhe ato të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse”, përmes së cilit kërkohet nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve që të ofrojnë informacione të nevojshme dhe mjaftueshme për të bërë analizën e tregut dhe përcaktimin e Operatorit me Fuqi të Ndjeshme në Treg.

Pyetësorin e plotësuar, të cilën e keni të bashkangjitur me këtë email (gjithashtu mund të gjendet edhe ne ueb faqe të ARKEP-it  www.arkep-rks.org), duhet ta dorëzoni në ARKEP në formë fizike të nënshkruar dhe vulosur, si dhe në formë elektronike (Word dokument) jo më vonë se dt. 30 Qershor 2018.

Është me rëndësi të theksohet se pyetësori është projektuar për operatorët dhe/ose ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike,  të angazhuar në  ofrim  dhe/ose marrjen e shërbimeve  në tregjet :”Tregjeve me Pakicë dhe ato të Interkoneksionit në Rrjetet e Telefonisë Fikse”. Të dhënat që do të merren  për qëllime te këtë proces të Analize së tregut mund të përdoren edhe për analiza të tregjeve tjera.

Në rast të mos dhënies së informatave apo dhënies se informatave te pasakta do te veprohet në përputhje me dispozitat e LKE dhe Kodin Penal të Kosovës.

Në fund, nëse keni ndonjë paqartësi rreth plotësimit të pyetësorit, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni Departamentin për Komunikime Elektronike (DKE), përmes Tel. 038 212 345, ose e-mail adresat: arijan.qorolli@arkep-rks.org, enver.bajcinca@arkep-rks.org   dhe  info@arkep-rks.org