Këshillim Publik mbi Draft Rregulloren për Shthurjen e Lakut Lokal

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), mbështetur në nenet 1 pika 1, pika 2 ,Nenin 10 dhe Nenin 16 te të Ligjit të Telekomunikacionit Nr. 2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-85, , pika 3.8.4 e dokumentit Politika e sektorit të Telekomunikacionit  dt 13.06.2007 dhe Vendimit Nr. 65, të datës  11 Shkurt  2011, njofton të gjitha palët e interesuara se nis këshillimin publik për draft rregulloren për; “Shthurje te Lakut Lokal”

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 16  Shkurt deri me 17 Mars , 2011.

Për informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail:    consult@art-ks.org dhe  magbule.shkodra@art-ks.org