Cka është Laku Lokal

Qasja e plotë e bashkë-shfrytëzimit të lakut lokal ose nën lakut - nënkupton që për Përfituesin, të sigurohet qasje e lakut lokal ose nën lakut lokal të OFNT (Operatori me Fuqi të Ndjeshme në Treg) duke i lejuar përdorimin e kapacitetit të plotë të infrastrukturës së rrjetit.

Qasje e përbashkët e lakut lokal dhe nën-lakut lokal - nënkupton që për përfituesin, të sigurohet qasje e lakut lokal ose nën-lakut lokal të OFNT duke lejuar përdorimin e kapacitetit te pjesërishëm të infrastrukturës së rrjetit.

Laku Lokal - nënkupton qarkun fizik i cili lidh pikën terminuese të rrjetit me kornizën shpërndarëse ose pajisje ekuivalente në rrjetën fikse publike të komunikimeve elektronike.

Nen Laku Lokal - nënkupton pjesën e lakut lokal që lidh pikën terminuese me pikën koncentruese ose me një pikë të ndërmjetme të qasjes në rrjetën fikse publike të komunikimeve elektronike.

Llojet e Qasjes