FAQ

Pyetje dhe Përgjigje për Konsumatorët

1 . Si mund të përfitojë unë nga LLU?

LLU do të ju mundësojë që përmes linjës tuaj telefonike, të keni një lidhje me shpejtësi të lartë për të dhëna  për internet ose video me kërkesë (video on demand)  . Një numër i operatorëve pritet që të ofrojnë këto shërbime. Përveç kësaj, mund të ekzistojë mundësia që ju të vazhdoni të përdorni Operatorin incumbent si ofrues tuaj të telefonisë me zë ndërsa operatorin e ri për të siguruar shërbime me shpejtësi të lartë. Pra, LLU do duhej të sillte më shumë konkurrencë e cila do të ndihmonte në uljen e çmimeve.

2 . Çfarë lloji të shërbimit do të ofrohet përmes LLU?

Shërbimet e ofruara do të varen nga ofruesi i shërbimeve. Ofruesi i shërbimeve,nëse dëshiron, mund  të ofrojë thirrje me zë, por gjithashtu mund të ofrojë shërbime brezgjëra për  internet ose video me kërkesë(video on demand).

3 . A do të kem nevojë për një linjë të re telefonike apo pajisje?

Do te duhej të ishte e mundur që të përdorni linjën tuaj ekzistuese telefonike  për shërbimet e LLU. Një modem i ADSL do të duhet të jetë i instaluar në lokalet(vendin) e konsumatorët në mënyrë qe konsumatori te mund marre shërbime brezgjëra dhe operatori do të aranzhojë këtë direkt me konsumatorin atëherë kur një kërkesë e tille ekziston.

4 . A do me duhet te ndryshoj numrin e telefonit?

Ne te ardhmen Ju mund të zgjidhni për të mbajtur numrin tuaj ekzistues të telefonit. Pagesa fillestare mund të ndryshojë, varësisht nga ajo se ,nëse ju vendosni të mbani numrin tuaj ekzistues apo jo. Megjithatë ne lidhje me mbajtjen e numrit tuaj ekzistues ART dhe Operatoret do te ju informojnë me kohe.

5 . A do me duhet që unë ende të paguajë parapagimin në Operatorin incumbent?

Nëse vazhdoni që shërbimet e telefonisë me zë t’i merrni nga Operatori incumbent atëherë ju do të vazhdoni që, parapagimin e linjës dhe për thirrjet e realizuara, ti paguani Operatorit incumbent ndërsa për shërbimet broadband do ti paguani operatorit tjetër te licencuar. Nëse të gjitha shërbimet jeni duke marrë nga operator i ri, ju do të faturoheni drejtpërdrejt nga operatori i ri.

6 . Si do të ndikojë marrja e LLU në shërbime të tjera të cilat i  marrë nga ofruesi im?

Nëse ju merrni të gjitha shërbimit nga ofruesi i ri , ju do të humbni të gjitha shërbimet nga ofruesi juaj aktual dhe kontrata juaj me ta do të pushojë. Nëse ish-ofruesi juaj aktual ka ofruar shërbime plotësuese p.sh thirrja në pritje dhe nëse  ju nuk dëshironi ta humbni këtë shërbim me ofruesin tuaj të ri, atëherë se pari pyetni operatorin e ri   nëse edhe ata mund te ju ofrojnë një shërbim te tille. Për më shumë informata, duhet te kontaktoni kompanitë në fjalë.

7 . Sa do të kushtojë?

Kjo varet nga ofruesi. Para se të nënshkruani ndonjë kontratë me ofrues të shërbimit , ata duhet që të ju tregojnë se sa do të ju faturojnë ,sa herë do te faturoheni dhe metodat e pagesës. Edhe pse ART  do të përcaktoje çmimet për disa elemente standarde që Operatori incumbent do  të faturojë ofruesit e shërbimeve,ofruesit e shërbimeve vet do të përcaktojnë çmimet e faturimit për klientët. Ju duhet të mendoni dhe vendosni nëse ofruesi i shërbimit ofron oferte të mirë për rrethanat tuaja.

8 . Çka ndodhe nëse unë ndryshoj adresën time?


Në qoftë se e ndërroni adresën tuaj dhe dëshironi të mbani LLU, atëherë ju duhet të kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit LLU i cili do t'ju këshillojë se çfarë duhet bërë. Është e mundur që ofruesi i shërbimit tuaj nuk mund të ofrojnë LLU në vende të ndryshme,  në këtë rast duhet të shikoni nëse ofruesit e tjerë ofrojnë LLU atje.

9 . Çka në rast te defektit?

Nëse keni defekt në linjën tuaj duhet ta raportoni te ofruesi i shërbimit tuaj. Defektet në shërbimet e telefonisë të ofruar nga Operatori incumbent duhet ti raportoni në Operatorin incumbent.

10 . A ofrohet në zonën ku unë banoj?

ART synon të emëroj  vendet në të cilat fillojnë punimet për tu ofruar LLU. Ne nuk do të spekulojmë paraprakisht ne lidhje me atë se kur ne ndonjë zonë  ka gjasa  që LLU të vihet në dispozicion. Është e mundshme që operatorët do të reklamojnë/shpallin përmes mjeteve të informimit ose direkt ju dërgojnë fletushka ne mënyrë qe te ju informojnë për shërbimet qe do ti vënë në dispozicion.

11 . A do të ketë mundësi që të gjithë konsumatorët e lidhur në central telefonik të kenë LLU?

Operatori incumbent do të vë në dispozicion LLU operatorëve të tjerë në të gjitha centralet e saj telefonike. Është çështje e fizibilitetit teknik, që të gjitha linjat në një central telefonik te vihen në dispozicion të operatorëve të tjerë për qëllime LLU. Megjithatë, shërbimi që do të mund ti ofrohet një klienti do të varet nga teknologjia që një operator do të përdorë dhe distanca nga shkëmbimi i linjës telefonike konsumatorëve.

Me teknologjinë  DSL  kemi një shkëmbim ndërmjet shpejtësisë se te  dhënave dhe gjatësisë së linjës telefonike. Linjat më të gjata do të thonë se kemi shpejtësi të ngadalshme të dhënave dhe anasjelltas. Si shembull, produktet ADSL te ofruara nga Operatori incumbent janë në dispozicion të klientëve që kane linjë telefonike  3.5 km ose më të shkurtër dhe është vlerësim se 80% e linjave telefonike në Kosove janë ne këtë kategori. Megjithatë, LLU lejon operatorët e tjerë për të bërë vetë vendimet e tyre në lidhje me gjatësinë maksimale që ata mund ta mbështesin.
Zona ku shërbimet të LLU janë në dispozicion, produktet e ofruara dhe teknologjinë e përdorur janë të gjitha vendimet komerciale që janë bërë nga çdo operator individ.

12. Cilat kompani do të ofrojnë shërbime?

Ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë një listë të kompanive të interesuara në ofrimin e shërbimeve LLU. Megjithatë operatorët  e interesuar me siguri do te përdorin mjetet e ndryshme të informimit për te reklamuar shërbimet qe do te ofrojnë.