Këshillim Publik mbi Draft Rregulloren për "Operimin e Nyjës Shkëmbyese të Internetit KOSIX"

 

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), mbështetur në nenin 1, pika (2); nenit 4, pika (4); nenit 20 pika (1); nenit 21 pika (6) (d); të Ligjit të Telekomunikacionit Nr.2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr.03/L-085 (tutje i njohur si - Ligji); pika 3.1.a.3, 3.1.3.a4, dhe 3.6.3 (b) e dokumentit të Politikave të Sektorit të Telekomunikacionit të datës 13/06/2007, Nr.195/07; Vendimit Nr.28 të datës 26.08.2010 për Krijimin e Nyjës shkëmbyese të internetit (KOS-IXP) në Kosovë, Nr.61/1/10; Dokumentit Kornizë të datës 27.08.2010 për Krijimin e Nyjës shkëmbyese të internetit në Kosovë; Urdhëresën për vendosjen e kushteve shtesë për licencat dhe autorizimet për ofruesit e shërbimeve të internetit, datë 26.08.2010, Nr.64/1/10; Memorandumin e Mirëkuptimit e arritur në mes dhe Universitetit të Prishtinës  më datë 19.07.2010, Nr.272/2/10; si dhe Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimin publik për draft rregulloren për “Operimin e Nyjës Shkëmbyese të Internetit KOSIX”.

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 19  Korrik 2011 deri me 19  Gusht 2011. 

Për informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail:  consult@art-ks.org dhe agron.fazliu@art-ks.org