Në përputhje me nenin 8.1 të Rregullave të Ankandit, në adresën e ARKEP kanë arritur këto kërkesa për sqarime shtesë rreth Ankandit për Alokimin e të drejtave për shfrytëzimin e brezeve frekuencore për Shërbimet BWA në brezet 3400-3800 Mhz dhe atë për pikat si në vijim:
3.2.1 Janë pajisur me Autorim të Përgjithshëm dhe/ apo Licencë ...
A është e mjaftueshme me paraqitet Vërtetim nga ARKEP që pjesëmarrësi ka Autorizim/Licencë apo është e detyrueshme që të paraqitet Kopja e Autorizimit/Licencës (kopja e origjinalit/noterizuar) ?
Përgjigje:
Dëshmi e dokumentuar: Për Ndërmarrjet e licencuara nga ARKEP nuk ka nevojë të noterizohet, kopja e Licencës/ Autorizimit, ndërsa për Ndërmarrjet e Licencuara/Autorizuara nga autoriteti homolog në vendin e origjinës duhet të dorëzohen kopje e noterizuar.
3.2.2 Ka qenë aktiv në tre vitet e fundit në ofrimin e shërbimeve komunikuese elektronike...
Ç'farë dokumenti duhet sjell për të dëshmuar këtë? A nevojitet me marrë Vërtetim nga ARKEP që dëshmon veprimtarinë në tre vitet e fundit?
Përgjigje:
Dëshmi e dokumentuar: dokument të lëshuar nga ARKEP apo institucion homolog në vendin e origjinës që vërteton se ndërmarrja në fjalë ka qenë aktiv në tre vitet e fundit.
3.2.4 Pagesën e taksës administrative për pjesëmarrje në shumë prej 2,500.00.
Fletëpagesën për pagesën e kësaj takse sigurisht duhet tërhequr në ARKEP!
Përgjigje:
Sipas Rregullores 03/2010 për te Hyrat, të gjitha pagesat e taksave duhet të bëhen sipas fletëdërgesave/faturave të cilat paraprakisht merren nga institucioni gjegjës, në këtë rast nga ARKEP.
5.3 Cdo pjesëmarrës në ankand duhet të emëroj jo më shumë dy (2) përfaqësues të autorizuar...
A është e detyrueshme që të dy përfaqësuesit e autorizuar të nënshkruajnë deklaratën e konformitetit neni 6.5.1 (Shtojca 3)?
Përgjigje:
Të dy Përfaqësuesit e autorizuar në ankand duhet ta nënshkruajnë deklaratën e konformitetit.
Pyetja 1:
Ju lutem a mund të më tregoni për llojin e teknologjisë që mund të përdoret me këto breze të frekuencave?
A mund të përdoret teknologjia fikse pa tela, teknologjia mobile apo të dy llojet e këtyre teknologjive?
Përgjigje 1:
Bazuar në Planin Nacional të Radio Frekuencave që është i aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ju referuar Vendimit Nr. 04-V-93, data 03/06/2011, brezet 3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz janë të alokuar për shërbimet mobile 'broadband' BWA.
Përveç kësaj, korniza CEPT parasheh rekomandime, raportet dhe vendimet si më poshtë:
1) ECC Raport 33 (Shkurt, 2006)
2) ECC Raport 100 (Shkurt, 2007)
3) ECC Rekomandim (04)05 (Shkurt, 2006)
4) ECC Vendim (07)02 (Mars, 2007)
5) ECC Vendim (11)06
Pyetja 2:
A ka ndonjë lloj kufizim në teknologjinë e përdorur? Apo është ankand neutral ndaj teknologjisë?
Përgjigje 2:
Në pajtim me Ligjin për Komunikime Elektronike (Nr. 04/L-109), Planin Kombëtar dhe Tabelën e alokimit dhe shfrytëzimit të radio frekuencave, si dhe vendimit të KE 2008/411/EC për brezet 3400 - 3800 MHz,Autoriteti duhet të promovojë spektrin që është në dispozicion në bazën neutrale të teknologjisë.
Pyetja 4:
A duhet të gjithë pjesëmarrësit të nënshkruajnë protokollin e çmimit më të lartë ose kjo procedurë është vetëm për fituesin e blloqeve?
Përgjigje:
Protokollin (përkatësisht fletëpranimin e ofertës më të lartë) e nënshkruajnë vetëm përfaqësuesit e pjesëmarrësit i cili ka dhënë ofertën më të lartë për bllokun përkatës pas përfundimit të çdo raundi në të cilin ai/ajo ka dhënë ofertën më të lartë.
Pyetja 5:
A mundet komisioni të vendos ekzekutimin (moskthimin) e Garancionin Bankar edhe në raste të tjera përveç atyre që janë të përmendura në pikën 7.4 të Rregullave të Ankandit dhe cilat janë ato?
Përgjigja
Të gjitha rastet e ekzekutimit të garancionit bankar janë dhënë në dokumentin e Rregullave në pikën 7.4.
Pyetja 6:
Çfarë ndodh me blloqet e mbetura (për të cilat nuk është ofertuar) dha a rritet çmimi i tyre në rast se mundësohet ofertimi?
Përgjigja:
Të gjitha blloqet mbeten të hapura për ofertim deri sa ofertat të mbyllen në çdo bllok dhe rrjedhimisht çmimi i blloqeve rritet mbi çmimin maksimal të raundit pasues për shumën e inkrementit. Ankandi përfundon në të njëjtën kohë në të gjitha blloqet pas raundit në të cilin nuk kemi më shumë se një ofertues për bllok.
Pyetja 7:
Në ofertën e parë a duhet të jepet vetëm vlera e bllokut (ose blloqeve) pa çmimin inkremental?
Përgjigja:
JO. Sipas 11.13 oferta e raundit të parë formohet në atë mënyrë që çmimit fillestar i përcaktuar nga Autoriteti i shtohet inkrementi dhe se paku një njësi ofertuese.
Pyetja 8:
Sipas pikës se 3.2.3 Të hyrat e operatorit/ndërmarrësit për tri (3) vitet e fundit në/nga ofrimi i shërbimeve komunikuese elektronike kanë qenë së paku; 5,000,000.00 EUR:
A duhet te dorëzohen raportet e auditimit apo vetëm faqja e bilancit te suksesit te raportit te auditimit apo vetëm faqja e te hyrave, dhe meqenëse janë ne gjuhen angleze a duhet te përkthehen ne gjuhen shqipe?
Përgjigje:
Dëshmi e dokumentuar, duke nënkuptuar kopjen e pasqyrave financiare të certifikuara, ngjashëm me ato të dorëzuara për raportim vjetor pranë Autoritetit.
Pyetja 9:
A duhet mjetet ne vlere prej 25,000.00 mije Euro te derdhen ne llogarinë e ARKEP-it ne momentin që lëshohet garancioni bankare apo jo?
Përgjigje:
Pjesëmarrësi në ankand duhet të paraqesë garancionin bankar të lëshuar nga cilado bankë komerciale e licencuar nga BQK dhe regjistruar sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës . Forma e garancionit bankar është dhënë në Shtojcën 4 të cilën mund ta gjeni http://arkep-rks.org/?cid=1,199 . Garancioni është i tille qe pas plotësimit te kërkesave te parapara ne rregullat Ankandit mjetet barten ne llogari të ARKEP-it.