Raporti Vjetor i kualitetit të shërbimeve (QoS) 2017

Në zbatim të ligjit për Komunikime Elektronike (nr. ref. 04/L-109) dhe Rregullorës për Kualitet të Shërbimeve (QoS) të Komunikimeve Elektronike (ref nr. prot. 043/B/13), si dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve më kualitative/cilësore për përdoruesit fundor, rritjes së transparencës dhe konkurrencës efektive për të gjithë ndërmarrësit në tregun e komunikimeve elektronike, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) gjatë vitit 2017 ka bërë matjet e parametrave të kualitetit të shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS që ofrohen nga rrjetet e telefonisë fikse dhe mobile (2G), respektivisht nga operatorët e telefonisë fikse dhe mobile (2G) në Kosovë dhe me këtë rast ka hartuar edhe Raportin Vjetor të kualitetit të shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS për vitin 2017 (periudha Janar-Dhjetor 2017).

Ky është Raporti i katërt (4) me radhë i ARKEP mbi kualitetin e shërbimeve (QoS).

Raporti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të deklaruara dhe raportuara nga ofruesit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, si dhe të dhënave të siguruara nga matjet e ARKEP të realizuara në periudhën Janar-Dhjetor 2017.

Raporti paraqet krahasimet në mes të vlerave të deklaruara dhe raportuara nga operatorët për vitin 2017 mbi parametrat e kualitetit dhe vlerave të matura ose matjeve të ARKEP për parametrat e kualitetit të shërbimeve të zërit dhe SMS. Parametrat e matur të shërbimeve janë: raporti i thirrjeve të dështuara, koha e vendosjes së thirrjeve, kualiteti i zërit etj.

Poashtu, raporti paraqet krahasimet e rezultateve të matjeve të operatorëve gjatë katër (4) viteve të fundit si dhe përmban të dhëna shtesë (rezulatet e matjeve për shërbimet e operatorit dhe direktoriumit publik).