Raporti Vjetor 2018 i kualitetit të shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS

Në ushtrim dhe zbatim të ligjit për Komunikime Elektronike (nr. ref. 04/L-109) dhe Rregullorës për Kualitet të Shërbimeve (QoS) të Komunikimeve Elektronike (Ref. Rregullorja Nr.Prot.016/B/18; tutje referuar si –Rregullorja e QoS), si dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve më kualitative/cilësore për përdoruesit fundor, rritjes së transparencës dhe konkurrencës efektive për të gjithë ndërmarrësit në tregun e komunikimeve elektronike, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje ARKEP) gjatë vitit 2018 ka bërë planifikimet, vizitat e operatorëve subjekt të matjeve në 12 komuna të Kosovës dhe ka realizuar matjet e parametrave të kualitetit të shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS që ofrohen nga rrjetet e telefonisë fikse dhe mobile (2G), respektivisht nga operatorët e telefonisë fikse dhe mobile (2G) në Kosovë. Tani ka hartuar edhe Raportin Vjetor të kualitetit të shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS për vitin 2018 (periudha Janar-Dhjetor 2018), siç parashihet me Rregullorën për QoS.

Ky është Raporti i pestë (5) me radhë i ARKEP mbi kualitetin e shërbimeve (QoS) të zërit dhe SMS.

Raporti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të deklaruara dhe raportuara nga ofruesit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, si dhe të dhënave të siguruara nga matjet e ARKEP të realizuara në periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Raporti paraqet krahasimet në mes të vlerave të deklaruara dhe raportuara nga operatorët për vitin 2018 dhe vlerave të matura nga ARKEP për secilin parameter që karakterizon kualitetin e shërbimeve të zërit dhe SMS. Parametrat e matur të shërbimeve janë: raporti i thirrjeve të dështuara, koha e vendosjes së thirrjeve dhe kualiteti i zërit.

Poashtu, raporti paraqet krahasimet e rezultateve të matjeve të ARKEP të operatorëve gjatë pesë (5) viteve të fundit për secilin parameter, si dhe përmban të dhëna shtesë (rezulatet e matjeve për shërbimet e operatorit dhe direktoriumit publik).