Raporti Vjetor i QoS për vitin 2015

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve ofrues  të shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton se ka publikuar raportin "Raporti Vjetor i kualitetit të shërbimeve (QoS) të komunikimeve elektronike"( Periudha Janar - Dhjetor   - 2015).

Dokumenti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të deklaruara dhe raportuara nga ofruesit e rrjeteve dhe/ose shëbrimeve të komunikimeve elektronike, të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse dhe mobile) si dhe të dhenave që ARKEP ka siguruar gjatë matjeve të realizuara në periudhen Janar-Dhjetor 2015. Ky është Raporti i dytë me radhë, i cili përmban të dhëna shtesë në krahasim me raportin e parë të publikuar në vitin e kaluar.