Raporti Vjetor i kualitetit të shërbimeve (QoS) të komunikimeve elektronike 2016

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton se ka publikuar raportin "Raporti Vjetor i kualitetit të shërbimeve (QoS) të komunikimeve elektronike"( Periudha Janar – Dhjetor - 2016).

Dokumenti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të deklaruara dhe raportuara nga ofruesit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse dhe mobile) si dhe të dhënave që ARKEP ka siguruar gjatë matjeve të realizuara në periudhen Janar-Dhjetor 2016. Ky është Raporti i tretë me radhë i ARKEP mbi kualitetin e shërbimeve (QoS), i cili paraqet krahasimet e kualitetit të shërbimeve të ofruara nga operatorët gjatë tri (3) viteve të fundit si dhe përmban të dhëna shtesë.