Rregullorja Nr. 19 për Radio Pajisjet dhe Pajisjet Terminale Telekomunikuese dhe Kompatibilitetit Elektromagnetik (Njohja e Konformitetit)’-e shfuqizuar
Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e L me radhë të mbajtur më datë: 04 Korrik 2013, miratoi rregulloren "Rregullorja Teknike për Radio Pajisjet dhe Pajisjet Terminale Telekomunikuese dhe Kompatibilitetit Elektromagnetik (Njohja e Konformitetit),
Kjo Rregullore Teknike, përcakton kushtet themelore për lidhje të radio-pajisjeve dhe pajisjeve terminale telekomunikuese, obligimet që kanë të bëjnë me informatat për specifikat e ndërfaqeve dhe lidhjen me radio-pajisjet dhe pajisjet terminale telekomunikuese, procedurat dhe kushtet për daljen, shitjen dhe vënien në përdorim në Republikën e Kosovës të radio pajisjeve dhe pajisjeve terminale telekomunikuese, përfshi vlerësimin e konformitetit.
Kjo rregullore zbatohet nga prodhuesit, përfaqësuesit e autorizuar të prodhuesve, subjektet përgjegjëse për vendosjen e pajisjeve në tregun e Republikës e Kosovës dhe nga operatorët e rrjeteve të komunikimeve elektronike.
Rregulloren për Njohjen e Konfirmitetit mund ta shkarkoni këtu
Rregullore Teknike për Radio Pajisjet Nr. 31
Në mbështetje të nenit 1, nenit 9 paragrafi 3.8, nenit 10 paragrafit 4, nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 94 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin Nr. 983 (nr. prot. 030/B/17) ka miratuar Rregulloren Teknike për Radio Pajisje (nr. Prot. 032/B/17 dt.27.04.2017). E njejta do te filloj të zbatohet prej dt.31 Dhjetor 2017.
Qëllimi i kësaj rregullore është të percaktoj kornizën rregullative për vënien në dispozicion në treg dhe vënien në shërbim dhe përdorim, vlerësimin e konformitetit dhe mbikëqyrjen e tregut të radio-pajisjeve në Republikën e Kosovës.
Rregulloren për Njohjen e Konfirmitetit mund ta shkarkoni këtu.