Puntoria e organizuar nga misioni i asistencës teknike të Bashkimit Evropian TAIEX në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)

Më datë 14-15 Nëntor 2017 është mbajtur Puntoria e organizuar nga misioni i asistencës teknike të Bashkimit Evropian TAIEX në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) me temën Legjislacioni  i BE-së për Radio Pajisjet.

Qëllimi i kësaj puntorie ishte njohja më për së afërmi me praktikat e aplikuara nga shtetet anëtare të BE-së lidhur me transpozimin e direktives së re Evropiane 2014/53/EU, implementimin/zbatimin dhe dallimet e kësaj direktive me Direktivën e mëhershme 1999/5/EC.

Po ashtu gjatë kësaj puntorie u diskutua lidhur me implementimin e Rregullores Teknike për Radio Pajisje në Republikën e Kosovës (ref. Nr. prot 032/B/17), rregullore kjo e miratuar nga Bordi i ARKEP me dt.27 Prill 2017 e cila do të hyjë në fuqi nga dt.01/01/2018.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin ekspertët e angazhuar nga Misoni i TAIEX:

·     znj.Ritva Suurnakki, Këshilltare e Lartë e mbikqyrjes se Spektrit nga Autoriteti Rregullator i  Komunikimeve te Finlandës- FICORA,

·    zt. Virgilius Stundzia, Zëvendës Drejtor, Departamenti i Infrastruktures dhe Kontrollit te Pajisjeve, nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve te Lituanisë-RRT,

·    zt. Arvydas Gietraitis, Udheqes i Sektorit, per kontrollin e pajisjve EMC, nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve të Lituanisë-RRT,

si dhe përfaqësues nga ARKEP, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ofruesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, si dhe operatorë tjerë ekonomik të Republikës së Kosovës.