Bordi i ART-së miraton rregulloren për Zgjedhjen dhe Parazgjedhjen e Operatorit

AKEP

Prishtinë, 16 Qershor 2010

Bordi i ART-së në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 15.06.2010 vendosi të miratojë rregulloren për Zgjedhjen dhe Parazgjedhjen e Operatorit pasi që më parë projekt rregullorja kishte kaluar në procedurat adekuate të këshillimit publik duke respektuar te gjitha afatet dhe procedurat ligjore.

Kjo rregullore vlen për të gjithë Operatorët e Telefonisë Fikse me Fuqi të ndjeshme në treg të cilët ofrojnë qasje në rrjet, dhe për të gjithë ata operatorë mobil që ART do t’i definojë më vonë si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg.

Qëllimi i rregullores për zgjedhjen dhe parazgjedhjen e operatorit është që:

    ·    Të nxisë konkurrencë produktive në një mjedis të liberalizuar të telekomunikimeve

    ·    Konsumatorët të përfitojnë nga shërbimet telekomunikuese që u përshtaten më së miri
nevojave të tyre, në veçanti sa i përket çmimit dhe cilësisë

Kjo teknikë e aplikuar (zgjedhja-parazgjedhja) nxit operatorët të ulin çmimet, zvogëlojnë koston dhe të paraqesin shërbime të reja më shpejtë, duke sjellë kështu përfitime për të gjithë konsumatorët.

Sipas rregullores, Zgjedhja e Operatorit për secilën thirrje për thirrjet ndërkombëtare duhet të bëhet e mundshme në Kosovë deri më 28 shkurt 2011, kurse, Parazgjedhja e Operatorit me mundësi ndryshimi (with override) për thirrjet ndërkombëtare  duhet të bëhet e mundshme në Kosovë deri më 28 shtatorë 2012.