Prishtinë, 23 Prill 2010
Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) në bashkëpunim me agjensionet e zbatimit të ligjit me qëllim të jetësimit të ligjeve në fuqi dhe krijimit të kushteve normale të operimit për operatorët e licensuar të telefonisë mobile, duke u bazuar në Ligjin e Telekomunikacionit, ka ndërmarr aksionin e ndalimit të veprimtarisë ilegale të operatorëve të pa-licensuar/pa-autorizuar, të cilët kanë të shtrirë rrjetin e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ART rikujton ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në ushtrimin dhe ofrimin e shërbimeve telekomunikuese të pa-licencuara dhe të pa-autorizuara se nuk do tolerohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe do përballen me fuqinë e ligjit dhe rendit juridik të shtetit të Republikës së Kosovës.
Për informata më të hollësishme ndërlidhur me aksionin në fjalë, ftohen të gjitha mediat që ditën e hënë, datë 26.04.2010, ora 10:00 të marrin pjesë në konferencën për shtyp në lokalet e ART-së.