Vendim Nr 1279 - Miratimi i Këshillimit Publik të Draft Dokumentin për Përllogaritjen e WACC

BoD i  ARKEP-it në mbledhjen e 33-të me radhë të mbajtur me datë  10 dhjetor 2018, mori  Vendimin nr.1279 përmes te cilit  miratoi  fillimin e  procesit të këshillimit publik për draft dokumentin në vijim:

a)     Përllogaritja e kostos mesatare të ponderuar të kapitalit (WACC) për sektorin e telefonisë mobile në Kosovë:

Per këtë, njoftohen dhe ftohen të gjithë palët e interesuara qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim lidhur me këto dokumente brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 19  dhjetor 2018 deri me 18 janar 2019.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ARKEP  do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale komform dispozitave të ligjore.

Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@arkep-rks.org; enver.bajcinca@arkep-rks.org & info@arkep-rks.org