Njoftim për fillimin e konsultimit publik të draft vendimit për rregullimin e tarifave të roamingut RKS-Ballkani Përendimor

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 1), nenit 10, paragrafi 4), nenit 64, paragrafi 1), nenit 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe nenit 82 paragrafi 1) dhe paragrafi 3) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe raportit të Grupit Punues (GP) për zbatimin e të nënshkruar ndërmjet Ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike nga: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore , Mali i Zi, dhe Serbia (tutje referuar si – BP) më datë 04 Prill 2019, Bordi i Autoritetit unanimisht me Vendimin nr. 1383 (Ref. Nr. Prot. 054/B/19) miratoi fillimin e Konsultimit Publik të draft Vendimi për Rregullimin e tarifave me shumicë dhe pakicë të roamingut si dhe ato të terminimit të thirrjeve mobile në mes Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Përendimor’.

 Ky akt përcakton rregullat për të garantuar që përdoruesit e rrjeteve publike mobile në Republikën e Kosovës nuk paguajnë tarifa më të larta për shërbimet mobile gjatë roamingut në vendet e BP në krahasim me tarifat konkurruese që paguajnë kur janë në Republikën e Kosovës për thirrje dalëse dhe hyrëse, dërgimin dhe marrjen e SMS-ve dhe kur përdorin shërbime të komunikimit me paketa të të dhënave  (packet switched data) dmth qasje në Internet, duke kontribuar kështu në heqjen e barrierave ekonomike midis vendeve të BP dhe arritur ndërkohë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit, nxitje të konkurrencës, transparencës në treg, si dhe ofruar njëkohësisht nxitje për inovacion dhe zgjedhje për konsumatorit.

Akti përcakton kushtet për qasjen me shumicë në rrjetet publike të komunikimeve mobile me qëllim ofrimin e shërbimeve të rregulluara të Roamingut. Ai gjithashtu përcakton rregulla tranzitore për tarifat që mund të aplikohen nga ofruesit e roamingut për ofrimin e shërbimeve të rregulluara të roamingut për thirrjet zanore dhe SMS-të e origjinura dhe terminuara midis Republikës së Kosovës dhe vendeve të BP si dhe për shërbimet e komunikimit me të dhëna të përdorura nga parapaguesit roaming. Rregullat janë të aplikueshme si për tarifat me shumicë dhe ato me pakicë për shërbimet roaming dhe të lidhura me to, për roamingun midis Republikës së Kosovës dhe vendeve të BP.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 24 Maj 2019 dhe përfundon më datë 07 Qershor 2019.

Draft Vendimi për Rregullimin e tarifave me shumicë dhe pakicë të Roamingut si dhe ato të terminimit të thirrjeve mobile në mes Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Përendimor 

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresën: info@arkep-rks.org