ART merr pjesë në Forumin Sektorial për Inovacion,Kapital Njerëzor, Politikat Sociale dhe Shoqë

Posta

Bruksel, 4-5 Mars 2010

Në Bruksel me 4 dhe 5 mars 2010 po mbahet Forumi Sektorial për Inovacion, Kapital Njerëzor, Politikat Sociale dhe Shoqëri Informative, në të cilin Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) është i përfaqësuar nga z. Ekrem Hoxha, Kryetar i Bordit të ART-së dhe z. Ilir Imeri, Shef i Departamentit të Telekomunikacionit.

Agjenda e  këtij takimi është:

     -   Zhvillimet Institucionale, politike, legjislative dhe planet duke përfshirë rishikimin e ligjit
         primar, futjen e legjislacionit sekondar dhe zbatimin e politikave.
     -   Rregullimi dhe zhvillimi i tregut të komunikimeve elektronike, duke përfshirë pavarësinë e ART-së dhe
         implementimin e legjislacionit nga ART-ja, si dhe prezantimin e masave mbrojtëse të konkurrencës dhe
     -   Kapacitetet administrative të MTPT-së dhe ART-së.

Në këtë forum delegacioni i ART-së para Komisionit Evropian do te prezantojë progresin e arritur gjatë periudhës raportuese. Gjithashtu gjatë këtij forumi delegacioni i ART-së do të shprehë gatishmërinë  për intensifikim të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të vazhdueshëm të sektorit të telekomit, menaxhimin e sfidës së integrimit në mekanizmat përkatës evropian dhe botërorë.