Njoftim për miratimin e ‘Rregullores për ofrimin e shërbimeve universale postare’

Në mbështetje të nenit 4, paragrafi 1), nenit 7 paragrafi 2.1) dhe paragrafi 2.2), nenit 8, nenit 10, nenit 11, dhe nenit 12, të Ligjit Nr. 06/L-38, për Shërbime Postare, (tutje referuar si - Ligji), dhe nenit 79 paragrafi 1) dhe 2) të Ligjit Nr. 04/L-109, për Komunikimet Elektronike, si dhe në mbështetje të nenit 13, paragrafi 1), dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Bordi Drejtues i Autoritetit, në mbledhjen e 51, me radhë të mbajtur më datë; 22.11.2019, bazuar në shqyrtimin e materialeve dhe dokumenteve të përgatitura nga Njësia e Shërbimeve Postare (SSHP), dhe Departamenti Ligjor (DL), me Vendimi Nr.1477, unanimisht miratoi 'Rregulloren për ofrimin e shërbimeve universale postare'.