Komunikatë për Media

Tregu

Prishtine, 21 Janar 2010

Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit në mes të ART (Rep. e Kosovës) dhe AEC (Rep. e Maqedonisë)

Sot, me 21 Janar, 2010 në ambientet e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në prezencen e mediave publike dhe anëtarëve të Bordit të ART-së dhe stafit profesional si dhe stafit drejtues të Agjensionit për Komunikime Elektronike (AEC) dhe në organizimin e ART-së u organizua ceremonia zyrtare e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) në fushën e komunikimeve elektronike në mes Agjensionit për Komunikime Elektronike (AEC) të Republikës së Maqedonisë dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja nga ana e ART-së u nënshkruar nga z. Ekrem Hoxha, Kryetar i Bordit të ART-së dhe zoti Petar Ivanovski – Drejtor Ekzekutiv i AEC.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy rregullatorëve, ka si objektiv krijimin e kushteve reciproke për thellimin e marrëdhënieve miqësore mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, gjithnji duke ju referuar rëndësisë së komunikimeve elektronike në zhvillimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike të të dyja vendeve.

z. Hoxha në adresimin e shkurtër për media kumtoi se marrëveshja është negociuar pas konsultave intensive me rregullatorin nga Republika e Maqedonisë dhe rregullatorët tjerrë nga shtetet e regjionit mbi bazën e përbashkët për planet dhe programet si dhe gatishmërinë për të mbajtur kontakte të rregullta dhe për të zhvilluar bashkëpunim praktik në çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe telekomunikuese.

z. Hoxha shpjegoi se marrëveshja kornizë ofron bazë të qëndrueshme legale për arritjen e përfitimeve që mund rriten edhe për AEC edhe për ART nga bashkëpunimi midis dy autoriteteve rregullatore në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e informatave, përvojës dhe dokumenteve mbi zhvillimin e shërbimeve të komunikimit elektronik në të dyja vendet.

z. Hoxha, gjithashtu shpjegoi se marrëveshja mundëson nga aspekti legal që nga ana teknike nga ekipet e specializuara të rregullatorëve të minimizohen dhe të rregullohen çështjet e interferencave ndërkufitare në brezet/kanalet frekuencore gjë që do i mundësojë shfrytëzim optimal të resurseve frekuencore nga ana e operatorëve nacional nga të dyja palët nënshkruese të marrëveshjes.

Ndërsa në kumtesën e tij, z. Ivanovski në emër të AEC potencoi se ky është moment publik solemn i nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Agjensionit të Komunikimeve Ektronike të Maqedonisë dhe Autoritetit Rregullator të Telekomunikicionit të Republikës së Kosovës, për të cilën kjo është marrëveshja e parë me karakter ndërkombëtar.
 

Pas disa takimeve në mes të AEC dhe ART-së në frymën e bashkëpunimit arritëm në funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje të mirëkuptimit (MoU). Kjo marrëveshjeje paraqet një kornizë legale bashkëpunimi ndërmjet dy agjensioneve në fushën e Menaxhimit të Frekuencave, shkëmbimin e bazës së të dhënave, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në lëmit e Radiokomunikimit dhe telekomunikacionit në mes dy rregullatorëve.

Shpresojmë se bashkëpunimi dhe kordinimi mes agjensioneve sidomos në Menaxhimin e frekuencave për të gjitha shërbimet telekomunikiuese e posaqerisht në Menaxhimin e Frekuencave të shërbimeve të Operatorëve të Telefonisë Mobile do të jetë sfida dhe produkti/hapi i parë i kësaj marrëveshje dhe funksionalizimit, gjegjësisht jetësimit të saj.

Edhe njëherë shprehim falenderimin për bashkëpunimin e mirë, të hapur dhe profesional si dhe mikëpritjen e mirë që na është organizuar nga ART gjatë vizitës së delegacionit të agjencionit AEC këtu në Prishtinë.