Implementimi i projektit: Sistemi Nacional i Monitorimit të Spektrit Frekuencor- SNMS

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të implementimit të projektit: Sistemi Nacional i Monitorimit të Spektrit Frekuencor- SNMS, projekt ky i cili është duke u implemetuar nga Ministria e Eknomisë në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare-ARKEP, kompania implementuese e këtij projekti TCI Internacional nga SHBA, është duke vazhduar me sukses implementimin e këtij projekti. Pas instalimeve të Stacioneve Fikse Monitoruese në: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Stacionit Mobil Transportues, ARKEP-DRMI ka pranuar  nga kompania TCI Internacional, furnizimet e radhës gjegjësisht Stacionin Mobil Monitorues (MMS). 

 

Marr parasysh faktin se spektri frekeuncor është një resurs i vlefshëm dhe i kufizuar natyror, i cili përdoret në të gjitha llojet e komunikimeve si: telefoninë mobile dhe ato brezëgjëra,  transmetimin radio difuziv radio dhe TV, shërbimet e radio navigimit ajror,  komunikmet satelitore si dhe shumë shërbime të tjera, ku me ndihmen e tijë mundësohet një shumëllojshmëri e gjerë e ofrimit të shërbimeve komerciale në sektorin privat, publik dhe shtetëror, atëherë monitorimi dhe menaxhimi i tij në mënyrë efektive dhe efikase është një domosdoshmëri e kohës.

Me Implementimin e këtij projekti, do të bëhet i mundur monitorimi i shfrytëzueshmërisë së resurseve frekuncore nga 9 kHz – 40 GHz, identifikimi dhe eliminimi i burimeve të interferencave, zëshmëria e brezeve të caktuara frekuncore. Ky project po ashtu do të mundësoj krijimin e një ambijenti  më të përshtatshëm për të gjithë operatoret e Autorizuar nga ARKEP dhe ata potencial për të investuar në fushën e telekomunikimit në të ardhmen.