Rifillon akcioni për shkyçjen e antenave të Operatorëve Ilegal në Kosovë

Sot me datën 07.11.2006 Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit do të rifilloj shkyçjen e antenave të operatorëve ilegal në territorin e Kosovës.Ky aksion rifillon pas lejes zyrtare që ART ka marrë nga UNMIK, si dhe përgjigjes zyrtare të cilën ART e ka marrë prej SHPK ditë më parë, ku zyrtarët e SHPK do ta asistojnë ART në këtë veprimtari.

Aksioni do të filloj sot në ora 10:00 në regjionin Prishtinës, ku janë identifikuar 4 lokacione ku ndodhen këto pajisje ilegale. Po ashtu do të bëhet kontrollimi i antenës në lagjen Veternik e cila antenë ishte shkyçur javën e kaluar dhe sipas informatave që posedon ART ajo antenë është ri kyçur prapë.