Njoftim për fillimin e procesit të konsultimit Publik të “Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të frekuencave 3400-3800 MHz, për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN)”

Në mbështetjen të nenit 3 paragrafi 1) dhe 2), nenit 9 paragrafi 3), nenit 10 paragrafi 12), nenit 45 paragrafi 1) dhe paragrafi 2), nenit 79  paragrafët 1) dhe 2), nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit me Vendimin nr.1943 ka miratuar fillimin e konsultimit publik për draftin e dokumentit "Plani i shpërndarjes dhe shfrytëzimit të brezit të frekuencave 3400-3800 MHz, për rrjetat e komunikimeve mobile/fikse (MFCN)"

Me këtë Plan përcaktohet shpërndarja dhe mënyra e shfrytëzimit te brezit të frekuencave 3400-3800 MHz ("brezi 3.6 GHz") për shërbimin e lëvizshëm të radio komunikimit, ndarja e brezit në radio kanale të frekuencave, detajet e hollësishme teknike, mënyra e shfrytëzimit, si dhe mënyra e dhënies së radio frekuencave për MFCN  (Mobile/Fixed Communications Networks), ne harmonizim me Vendimin Evropian te ECC/DEC (11)06 dhe praktikat me te përshtatshme te vendeve  te zhvilluar Evropiane.

Procesi i konsultimit me palët e interesuara për këtë plan fillon më datën; 31 Maj 2022 dhe përfundon më 01 Korrik 2022, ndërsa komentet mundë të dërgohen në email adresat; gresa.istrefi@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.