Njoftim për fillimin e procesit te konsultimit publik te “Rishikimi i Planit për Hapjen e Brezeve me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT 2020”

Në mbështetjen të nenit 3 paragrafi 1) dhe 2), nenit 9 paragrafi 3.6), nenit 10 paragrafët 4) dhe 12), nenit 45 paragrafi 1) dhe paragrafi 2), neni 54 paragrafët 1) dhe 2) nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) dhe nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare;  Sipas Vendimit te Bordit  te ARKEP Nr. 1955 (nr. prot. 039/B/22) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon konsultimi publik për:

Rishikimi i Planit për Hapjen e Brezeve me vlerë të posaçme ekonomike për shërbime mobile IMT & IMT 2020

Draft dokumenti “Plani për Hapjen e Brezeve” përshkruan në mënyrë të detajuar Kornizën rregullatore në Republikën e Kosovës dhe Bashkimin Evropian (BE) lidhur me brezet frekuencore me vlerë të posaçme ekonomike për shërbimet IMT & IMT2020, kapacitetet e frekuencore të disponueshme në Republikën e Kosovës për secilin brez, pasqyrën e tregut të komunikimeve elektronike me fokus në tregun e telefonisë mobile, si dhe janë parashtruar një numër i konsiderueshëm i pyetjeve për palët e interesit ashtu që procesi të administrohet sa më mirë.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë 08 Qershor 2022 dhe përfundon më 07 Korrik 2022, ora 16:00

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: visar.halimi@arkep-rks.org, ose info@arkep-rks.org