KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

 

 

 

 

 

 

 

Bordi i ARKEP-it në përbërje z. Nazim Rahimi - Kryetar i Bordit, znj. Lule Ahmedi, e znj. Rrezarta Duraku-Rizaj – Anëtare të Bordit, dhe z. Astrit Ajvazi - Shef i DRMI, paraqitën para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ‘Raportin vjetor të punës për vitin 2021’.

Kështu u prezantuan të arriturat dhe aktivitetet  e realizuara gjatë vitit 2021, duke u përqendruar në ato më thelbësoret për arritjen e objektivave strategjike në funksion të rregullimit të tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, sikurse janë sigurimi i konkurrencës së lirë dhe efektive në nivel të ofrimit të shërbimeve si një nga parakushtet thelbësore për nxitjen e investimeve, sigurimi i cilësisë së shërbimeve me çmime sa më të arsyeshme dhe oferta konkurruese për përdoruesit fundor (konsumatorët) me një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Po ashtu u paraqitën edhe sfidat me të cilat ballafaqohet ARKEP-i, siç janë mungesa e pavarësisë financiare, numri shumë i kufizuar i resurseve njerëzore, dhe procedurat e stërzgjatura të rekrutimit të stafit.

Përfaqësuesit e ARKEP-it gjithashtu u përgjigjen në pyetjet e deputetvë anëtarë të Komisionit.

‘Raporti vjetor i punës së Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare - ARKEP, për vitin 2021’ u mbështet me shumicën e votave të anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërrmarrësi dhe Tregti.

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti - Kuvendi i Kosovës (kuvendikosoves.org)