Komunikatë për Media Lidhur me dhënien e Autorizimeve Individuale për sistemet 5G

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në përputhje me Kornizën rregullatore për komunikimet elektronike, objektivat e Autoritetit të shpalosura në planin e punës, si dhe me qëllim të krijimit të kushteve për investime në teknologjitë e reja, përfshirë teknologjinë 5G, Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 24-të, me radhë të mbajtur më datë 06 Shkurt 2023, pas shqyrtimit të aplikacioneve të operatorëve Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe IPKO Telecommunications LLC, përmes vendimeve përkatëse ka aprovuar:

         I.            Dhënien e së drejtës për shfrytëzimin e resurseve frekuencore për operatorin Telekomin e Kosovës Sh.A. me kapacitetet si në vijim:

a)       2x10 MHz në kuadër të brezit frekuencor 800 MHz (811 - 821 &  852 - 862 MHz);

b)      1x100 MHz në kuadër të brezit frekuencor 3.6 GHz (3510 - 3610 GHz).

       II.            Dhënien e së drejtës për shfrytëzimin e resurseve frekuencore për operatorin IPKO Telecommunications LLC me kapacitetet si në vijim:

c)       2x10 MHz në kuadër të brezit frekuencor 800 MHz (791 - 801 & 832 - 842 MHz);

d)      1x100 MHz në kuadër të brezit frekuencor 3.6 GHz (3410 - 3510 GHz).

Këto resurse frekuencore janë caktuar në shfrytëzim sipas parimit të neutralitetit teknologjik dhe do jenë në dispozicion për shfrytëzim efektiv komercial për periudhën e ardhshme njëzet (20) vjeçare.

Po ashtu Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 24-të, të mbajtur më datë 06 Shkurt 2023, ka miratuar dhënien e së drejtës për përdorimin e kapacitetit frekuencor prej 90 MHz (3710 - 3800 GHz) për Institutin NGN për rrjetin privat 5G në nivel lokal/rrjet i mbyllur jo komercial, i cili njëherit është autorizimi i parë në rajon për rrjeta të tilla. Shfrytëzimi i këtyre resurseve për rrjetat private 5G do t'u mundësoj ngritjen profesionale lidhur me zhvillimet e reja teknologjike.

Duke pasur parasysh faktin se kjo ngjarje përbën një hap shumë të rëndësishëm të zhvillimit të rrjetave të komunikimeve elektronike, më datë 15 Shkurt, 2023 në Zyrën e ARKEP-it, është bërë ceremonia e dorëzimit të Vendimeve/autorizimeve individuale për operatorët Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe IPKO Telecommunications LLC si dhe Institutin NGN.

Me këtë rast z. Nazim Rahimi, Kryetar i Bordit të ARKEP, në prani të Anëtarëve të Bordit dhe zyrtarëve të lartë të ARKEP, u ka dorëzuar përfaqësuesve të subjekteve të lartpërmendura Vendimet/Autorizimet Individuale.

ARKEP në funksion të përmbushjes së objektivave rregullatore do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zhvillimin dhe shtrirjen e rrjetave të shpejtësisë së lartë, përfshirë teknologjinë 5G, të cilat jo vetëm që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe me kualitet të lartë për konsumatorët, por gjithashtu do të mbështesin zhvillimin e sektorëve tjerë dhe krijojnë një bazë të qëndrueshme për transformimin e thellë digjital të shoqërisë sonë.  

 

Prishtinë,

15 Shkurt, 2023