Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sot në Zyrën e KPM-së është mbajtur takimi i radhës në mes përfaqësuesve të këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit ndërinstitucionale për menaxhimin efikas të resurseve të kufizuara të spektrit frekuencor.
Në ketë takim u diskutuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me koordinimin e përbashkët sa i përket spektrit të radio frekuencave, pas lirimit të brezit frekuencor 800 MHz, konkretisht gjendjes aktuale të shfrytëzimit të spektrit frekuencor 700 MHz (694 – 790 MHz), mundësitë teknike, obligimet ligjore për lirimin e tij dhe shfrytëzimin e frekuencave për shërbimet brezëgjera (dividenta), duke përfshirë këtu edhe çështjen e implementimit të rekomoandimeve të ITU-së, sa i përket procesit të digjitalizimit të transmetimeve tokësore radiodifuzive.
Me këtë rast, përfaqësuesit e dy institucioneve u shprehen të gatshëm të bashkërrëndojnë dhe ndërmarrin aktivitete konkrete në drejtim të lirimit të brezit 700 MHz (694-790) dhe mundësitë e shfrytëzimit të këtij brezi për shërbime Mobile (IMT).
Ky takim ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të KPM-së me ARKEP-in, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive.
Prishtinë, 03 Mars 2023