NJOFTIM PËR QYTETARË

   Njoftohen të  gjithë Përdoruesit e Telefonisë Mobile që pas datës 28 Shkurt 2011 nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë komunikimin normal përmes numrave të tyre mobil nëse më parë nuk janë regjistruar si përdorues të atij numri.
   Me datë 01/10/2010 ka hyrë në fuqi Rregullorja për Regjistrimin e Përdoruesve të Telefonisë Mobile e miratuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), sipas së cilës rregullore, të gjithë ofruesit e shërbimeve telekomunikuese mobile  obligohen që të bëjnë regjistrimin e përdoruesve me parapagim para aktivizimit të shërbimit.
   Çdo përdorues qoftë person fizik apo juridik, obligohet që pasi të blejë SIM Kartelën të paraqitet në ndonjërën nga pikat e shitjes së operatorit ose në ndonjë vend tjetër të përcaktuar nga operatori për të bërë aktivizimin e saj.
   Çdo person (konsumator), i cili blenë SIM Kartelë pas datës 1 Janar , 2011 nuk do të mundet të bëjë aktivizimin e SIM Kartelës përderisa nuk kompleton procedurën e regjistrimit me operatorin e përzgjedhur nga përdoruesi.
   Të gjithë përdoruesit aktual obligohen që të bëjnë regjistrimin e SIM Kartelave të tyre më së largu deri me datë 28 Shkurt 2011, në të kundërtën do të bëhet de-aktivizimi  i numrit të përdoruesit dhe nuk do të jenë në gjendje të komunikojnë.
   Me rastin e regjistrimit shfrytëzuesi i numrit mobil obligohet të dëshmojë njërën nga këto dokumente identifikuese:

a)    Letërnjoftimi
b)    Pasaporta
c)    Patent shoferi
d)    Autorizimi i vërtetuar nëse regjistroni ndonjë person fizik, juridik ose institucion shtetërorë

   Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni tek operatori i përzgjedhur ose ne ueb faqen zyrtare të ART-së tek rubrika Rregulloret.