Aprovimi i Raportit Vjetor të ART-së

Në bazë të nenit 65 (9) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 67 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen plenare të mbajtur me 16 Qershor 2011, pas shqyrtimit të Raportit vjetor të punës për vitin 2010 të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Legjislatura IV e Kuvendit, miratoi Raportin Vjetor të Punës të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2010.
 
Ref. Vendimi i Kuvendit, Nr. 04-V-84