Kryetari i Bordit te Autoritetit Rregullativ te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, merr pjesë në punimet e Konferencës së 8 Ndërkombëtare të Autoriteteve Kombëtare Rregullatore për Komunikimet Elektronike, në Stamboll.
Nën organizimin e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike të Republikës së Turqisë (ICTA) me datë; 2 dhe 3 Maj, 2013 janë zhvilluar punimet konferencës së 8 ndërkombëtare të Autoriteteve Kombëtare Rregullatore, me temë; 'Sektori i Komunikimeve Elektronike Sot dhe i së Ardhmes' /ang. 'Electronic Communications Sector Today and Beyond'.
Punimet e konferencës dy ditore së këtij viti janë fokusuar në trajtimin e temave të si mëposhtme;
- Trendët e zhvillimeve aktuale dhe e ardhmja e shërbimeve mobile brezëgjera si dhe
- Siguria e rrjetave të telekomunikimeve
Pjesëmarrës aktiv në punimet e konferencës kanë qenë udhëheqësit autoriteteve rregullatore të shteteve të Evropës Juglindore, Afrikës Veriore dhe shteteve nga regjioni i Kuakazit të Azisë, ministra të ministrive që mbulojnë sektorin e komunikimeve elektronike. Në punimet e paneleve të konferencës kanë marrë pjesë edhe; Kryesuesi i BEREC-ut, Dr. Kanellos, Kryesuesi i ITU-IMPACT z. Noor Amin, z. Ahmet Cavusoglu, Zëvendës Kryesuesi i Keshillit te ITU-se si dhe Kryesuesi i USTTI, Ambasadori, z. Gardner, me të cilët Kryetari i Bordit z. Hoxha ka zhvilluar takime të veçanta gjatë punimeve të konferencës me fokus zhvillimin dhe përafrimin e objektivave të përcaktuara për ndërkombëtarizimin e aktiviteteve të autoritetit si dhe përfitimin nga mekanizmat ndërkombëtar të specializuara në sektorin e komunikimeve elektronike.