KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN LIDHUR ME PUBLIKIMIN E ‘INFORMATORIT SQARUES PËR SHËRBIMET POSTARE’

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), njofton opinionin e gjerë, shfrytëzuesit - konsumatorët e shërbimeve postare dhe operatorët postar të autorizuar-licencuar, të cilët ofrojnë shërbime postare në Republikën e Kosovës, që me qëllim të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të tyre, ka nxjerrë dhe publikon 'Informatorin sqarues për shërbimet postare'.

'Informatori sqarues për shërbimet postare', ka për qëllim informimin sa më të drejtë të opinionit të gjerë, shfrytëzuesve - konsumatorëve të shërbimeve postare dhe operatorëve postar lidhur me termet dhe përkufizimet e përdorura në fushën e shërbimit postar, kuptimin dhe interpretimin e  tyre sipas sqarimeve të paraqitura nga Autoriteti (ARKEP), dhe procedurat e parashtrimit dhe shqyrtimit të ankesave të përdoruesve fundor  të cilat janë të bazuara në dispozita e Ligjit për Shërbime Postare, ligjet tjera të aplikueshme në sektorin postar dhe në përputhje me kornizën e akteve rregullative postare në përgjithësi.

Informatori në përmbajtje përveç që përmban dhe ofron interpretimet dhe  sqarimet kryesore lidhur me shërbimet postare, përmban edhe udhëzimet për mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve - konsumatorëve përkatësisht përdoruesve fundor të shërbimeve postare, dhe formën - mënyrën e paraqitjes së ankesave nga shfrytëzuesit - konsumatorët dhe trajtimi i ankesave të tyre nga ana e operatorit-eve postar dhe Autoriteti (ARKEP).

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, është dhe mbetet i përkushtuar të jetë sa më afër kërkesave dhe nevojave të shfrytëzuesve - konsumatorëve dhe operatorëve të shërbimeve postare, dhe do të ofrojë mbështetje dhe përkrahje për të zgjidhur çdo çështje të ngritur e cila është me interes në sektorin postar.

Për informata më të hollësishme shfrytëzuesit - konsumatorët e shërbimeve postare, operatorët postar dhe palët e interesit 'Informatorin sqarues për shërbime postare' mundë ta shkarkojnë nga ueb faqja e Autoritetit (ARKEP) http://www.arkep-rks.org/ si dhe mund të parashtrojnë pyetje në adresën elektronike: info@arkep-rks.org.