ART në vizitë pune në Rregullatorin e Shqipërisë

Tiranë, 30.10.2009

Me datë 30.10.2009, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) i përfaqësuar nga Kryetari i Bordit, z. Ekrem Hoxha dhe anëtari i Bordit z. Lulzim Kurtaj, i bëri një vizite zyrtare Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i Republikës së Shqipërisë.

Ne këtë takim përfaqësuesit e ART-së u priten nga  z. Ilir Shehu, Drejtor Ekzekutiv dhe Kryetar i Këshillit Drejtues i AKEP-it,  me ç’rast u diskutuan format dhe modalitetet e bashkëpunimit midis dy rregullatorëve fqinjë.

Gjate kësaj vizite, delegacioni i ART-së poashtu takoi katër anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP, me të cilët u diskutuan tema konkrete nga përvoja e AKEP me hartimin e ndryshimit të legjislacionit, studimin e tregut etj.

Të dy rregullatorët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.