Njoftim: Kalimi nga Autorizimet Individuale në Autorizimet e Përgjithshme

Ju njoftojmë se Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e LIX) te mbajtur me dt. 8 dhe 10 Prill 2014, pasi administroi shqyrtimin përmbyllës të materialit te përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike me asistencën teknike nga TAIEX (Ref. Vizita studimore ne Letoni #50058) me vendimin Nr.479 (Ref. Nr.Prot. 014/B/14) miratoi Rregulloren për Autorizime te Përgjithshme (Ref. Nr.Prot. 015/B/14; Klasa 01/14; nr. i regjistrit 25).

Rregullorja për Autorizime te Përgjithshme ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e mjedisit për të ushtruar veprimtari ekonomike ne tregun e komunikimeve elektronike, përmes reduktimit të barrierave administrative dhe krijimin e lehtësirave për ndërmarrësit (hyrësit) e rinjë në tregun e komunikimeve elektronike, si dhe përcaktimin e kushteve të përgjithshme për ndërmarrësit qe ushtrojnë aktivitete ne tregun e komunikimeve elektronike ne baze te regjimit te autorizimeve të përgjithshme.

Ndërmarrësit të cilët posedojnë licenca individuale, janë të obliguar që brenda gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje të dorëzojnë formualarin e njoftimit tek ARKEP.

Me këtë rast këta ndërmarrës nuk janë të obliguar të dorëzojnë dokumentet e kërkuara në pikën I, V dhe VI të formularit të njoftimit, me përjashtim të rasteve kur të dhënat janë ndryshuar nga koha kur është licencuar ndërmarrja, të cilat nuk janë të parapara me raportet periodike.

Aktivitetet e komunikimeve elektronike, të cilat ndërmarrësit duhet të njoftohen pranë ARKEP-it janë paraqitur në vijim:

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë fikse;

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të telefonisë mobile;

-        Ofrimi i shërbimeve të linjave me qira;

-        Ofrimi i rrjeteve dhe/ose shërbimeve satelitore të komunikimeve elektronike;

-        Ofrimi i shërbimeve të transmetimit të të dhënave;

-        Ofrimi i shërbimeve me vlerë të shtuar

Me rastin e Njoftimit, ARKEP nuk do t'i ngarkoj ndërmarrësit me asnjë kosto financiare për procedurën e njoftimit.

Brenda pesë (5) ditëve të punës, nga data e kompletimit të njoftimit nga ndërmarrja, ARKEP e regjistron ndërmarrësin në Regjistrin e Njoftimit dhe konfirmon me shkrim për kryerjen e regjistrimit.