Njoftim për opinionin lidhur me Raportin Zyrtar të Auditimit nga ZAP për pasqyrat financiare të ARKEP për vitin 2013

Të nderuar lexues,

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare 'ARKEP' në mbështetje të detyrimeve ligjore, parimeve dhe objektivave bazë të rregullimit si të parapara me Ligjin Nr. 04/L - 109 për Komunikime Elektronike dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit për llogaridhënie publike respektivisht informimit dhe avancimit të besimit të ndërsjellë me të gjitha palët e interesit, për vëmendjen e opinionit të gjërë e publikon këtë komunikatë të radhës.

Raporti final dhe zyrtar i auditimit i publikuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) me Nr. Dokumenti 24.30.1-2013-08 për Pasqyrat Financiare të Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2013 (i njohur ndryshe si Auditimi i Rregullsisë), raport ky i cili vendos theksin e veçantë mbi mënyrën e përdorimit të parasë publike respektivisht menaxhimin e financave nga ana e organizatave buxhetore, rezulton me dhënien e Opinionit të Pamodifikuar SNISA 400 që sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit të sektorit publik dhe praktikave të mira evropiane, është opinioni më i lartë dhe pozitiv që mund të jepet nga dhe sipas standardeve të auditimit të zbatuara nga ZAP.

Për lexuesin e këtij njoftimi sqarojmë se një opinion i pa-modifikuar jepet atëherë kur ZAP është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale të auditimit të rregullsisë dhe atë kur ZAP e ndan gjykimin dhe besimin e drejtë mbi menaxhimin e shëndosh financiar nga ana e organizatës buxhetore, realizimin e shpenzimeve të fondeve publike përmes ndjekjes se procedurave ligjore duke siguruar ne maksimum interesin e taksapaguesve dhe palëve tjera të interesit si dhe atëherë kur pasqyrat financiare janë në pajtim me kërkesat ligjore, statusore dhe rregulloret relevante te aplikueshme ne Republikën e Kosovës.

ARKEP përgjatë tri viteve me radhë renditet nga ZAP në mesin e institucioneve publike me standarde të avancuara të administrimit të proceseve, ushtrimit dhe zbatimit të përgjegjësive ligjore dhe detyrave zyrtare, provimit dhe dokumentimit te vendosjes se standardeve të avancuara të llogaridhënies publike si dhe procedurave të kontrolleve të brendshme që mundësojnë dokumentim transparent dhe të qartë të të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve të administruara nga ana e zyrtareve përgjegjës respektivisht njësive përgjegjëse pranë Autoritetit.

Rekomandimet e dhëna nga gjetjet e parashtruara nga ZAP (gjitha te vlerësuara si prioritet i mesëm apo i ulet) si edhe për gjitha institucionet tjera janë dhe shërbejnë si shtytës dhe përgjegjësi për te siguruar avancim te mëtutjeshëm te proceseve, procedurave dhe kontrollit te brendshëm, dhe Autoriteti do kujdeset qe te njëjtat te adresohen me kohe konform rregulloreve financiare dhe sipas standardeve me te larta te transparencës dhe llogaridhënies.

Autoriteti ligjor, Bordi Drejtues i ARKEP dhe stafi profesional pavarësisht pranimit te opinioneve/vlerësimeve ne nivelet me te larta nga ana e ZAP do vazhdoj me përmbushjen e objektivave konform rregulloreve dhe ligjeve ne fuqi.